Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët prokuroria i konsideron pronarët ‘de facto’ të kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës, akuzohen se përdorën një rrjet të gjerë shoqërish brenda dhe jashtë vendit, fatura të dyshuara fiktive, transferta bankare dhe tërheqje në ‘cash’ nga persona të lidhur, për të devijuar rreth 30 milionë euro nga investimi në landfillin e Sharrës. Nga Besar Likmeta,Reporter.al Në landfillin e kryeqytetit, përgjatë luginës së Erzenit në Sharrë, kodra e mbetjeve urbane vazhdon të ngrihet me kryeneçësi drejt qiellit, ndërsa kamionët vetëshkarkues sjellin çdo ditë tonelata të reja plehrash, të cilat grumbullohen me ndihmën e buldozerëve dhe ngjeshen mbi masivin ekzistues. E vendosur përbri varrezave të Sharrës në Tiranë, landfilli digjet nën diellin përvëlues të gushtit dhe shpërndan në ajër një...