VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut
Një tubacion uji ka shpërthyer pranë Urës së TEG në Tiranë, duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme uji në rrugë. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për çarje të një tubacioni pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Nuk dihen ende shkaqet. Riparimi i defektit ka nisur dhe pritet një njoftim zyrtar.
Burimi:
javanews.al