Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord
Një jaht luksoz rreth 30 metra i gjatë dhe me vlerë 8 milionë euro është fundosur mbrëmjen e së martës, 11 gusht, në ujërat mes ishullit të Kapuçinëve dhe Capo Ferro, në Costa Smeralda, pranë Porto Cervo në Sardenja të Italisë. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, jahti, i dorëzuar pronarit vetëm katër ditë më parë, pësoi një defekt në motor, i cili më pas shkaktoi edhe një zjarr në bord. Flakët u vunë shpejt nën kontroll, por uji hyri në trupin e mjetit lundrues, duke bërë që ai të fundosej në një thellësi prej rreth 7 metrash. Në bord ndodheshin 14 persona, mes tyre pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u evakuuan dhe u morën në bord nga mjete të tjera që ndodheshin pranë....
Burimi:
javanews.al