Kronika refuzon të shpërndajë kará haberre!
Nga Agron Gjekmarkaj Kronika qysh ditën e parë i vu qëllim vetes të bëhet zëdhënëse e marifetit, hajrit, nurit e lezetit! Ajo e ka zët të shpërndajë kará haberre apo katil fermane! Temjan kundër djallit përhap kudo, sidomos tani kur njerzia po pushon ndanë hijeve si sheleget nën mriz apo duke bërë kollotumba në ujë! Ja edhe gojëligu Gaz Bardhi, që ju thafte ajo shkarpë, ka rënë në paqe e rehati për pak ditë duke lexuar dosje të reja të cilat i gjen pari, Jorushi i Tabakeve me statuset e saj plot me daramete na kujton se vjeshta po troket, por t’i gëzohemi ende ditëve të pakta të verës se koha është e pamëshirshme dhe vetëm ajo vlen, Enno Bozdo na përcjell linqet me mynxyrat...
Burimi:
syri.net