Dyshohet për pajisje shpërthyese, ndërpritet qarkullimi i trenave në një rajon të Gjermanisë

Dyshohet për pajisje shpërthyese, ndërpritet qarkullimi i trenave në një rajon të Gjermanisë

  Një pajisje e dyshuar shpërthyese ndaloi tërësisht qarkullimin hekurudhor në një rajon të Gjermanisë jugore të enjten. Forcat speciale të policisë ekzaminuan objektin e zbuluar nga një teknik në shtratin e hekurudhës, në hyrje të stacionit hekurudhor të Treuchtlingenit, në Frankoni, në jug të Nurembergut. Një ekip federal i policisë për çaktivizimin e bombave po ekzaminon objektin për të përcaktuar nëse ai përbën një kërcënim real. Drejtoria e Policisë së Frankonisë së Mesme tha se objekti ishte ekzaminuar me rreze X, por analiza e imazheve me rreze X ishte ende në vazhdim. “Dyshimi për lëndë shpërthyese ende nuk është përjashtuar”, tha ajo, duke shtuar se kërkohej ekzaminim i mëtejshëm nga forcat e specializuara. Policia e landit tha se për momentin do të vijonin të...