Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Raketat hidhen në portet e Rusisë… por pasojat ndihen thuajse në të gjithë botën, deri në xhepin tuaj. Sulmet e fundit ukrainase që prekën dhe terminalet e grurit në Novorossiysk, shkaktuan një rritje të menjëhershme të kontratave, sepse tregu u shqetësua për ndërprerjen e eksporteve nga Deti i Zi. Sipas të dhënave, rritja pas 12 gushtit ishte nga 2 deri në 4% të çmimit në bursat kryesore, ndërsa që prej fillimit të korrikut, rritja ishte më e madhe deri në 15%, më e larta në 2 vitet e fundit. Shqipëria mund të preket sepse furnizuesit kryesorë me grurë janë Serbia, Rusia dhe Ukraina. Këto ndryshime nuk do të shfaqen menjëherë në çmimin e miellit ose bukës, por situata mund të përkeqësohet. “Gjëja më e frikshme...