Vuçiçi është më i rëndësishëm se Kosova/ Biber shpjegon afrimin Kiev-Beograd

Vuçiçi është më i rëndësishëm se Kosova/ Biber shpjegon afrimin Kiev-Beograd

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Florian Biber, ka komentuar afrimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, duke argumentuar se për Kievin aktualisht prioriteti kryesor është sigurimi i mbështetjes dhe municioneve për luftën ndaj Rusisë. Sipas Biber, Ukraina ndodhet në një situatë ku nuk ka mundësi të angazhohet në çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me nevojat e saj strategjike. Në këtë kontekst, ai vlerëson se Vuçiçi është aktualisht më i rëndësishëm për Zelenskyn sesa çështja e Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Beogradit ndaj Rusisë dhe refuzimit për vendosjen e sanksioneve. Biber e sheh afrimin mes dy presidentëve edhe në funksion të interesave të Vuçiçit. Sipas tij, presidenti serb po përpiqet të forcojë pozicionin e tij në...