Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të deputetëve të PDK-së ndaj mënyrës së komunikimit të Zyrës për Informim të Kuvendit, duke kërkuar që zyrtarët e administratës të mos bëhen pjesë e përplasjeve politike. Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia për vendimmarrjen dhe qëndrimet politike u takon bartësve të mandateve politike, ndërsa stafi profesional duhet të kryejë detyrat e tij pa u përfshirë në debate mes partive. Sipas saj, çdo kundërshtim ndaj punës së saj duhet të drejtohet personalisht ndaj saj ose të paraqitet përmes procedurave institucionale. “Një gjë duhet të jetë e qartë: mospajtimet dhe përplasjet politike duhet të mbeten mes atyre që mbajnë përgjegjësi politike”, është shprehur Haxhiu. Ajo ka kundërshtuar edhe përpjekjet për t’u atribuar motive politike zyrtarëve që ushtrojnë...
Burimi:
javanews.al