Mbyllet një tjetër aplikacion pirat, AMA paralajmëron qytetarët: “AlbKanale” jashtë funksionit
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka paralajmëruar publikun për një skemë mashtruese të lidhur me aplikacionin pirat “AlbKanale”, i cili, sipas AMA-s, shpërndante pa autorizim përmbajtje televizive dhe paketa të mbrojtura me të drejta autori. AMA njofton se aplikacioni është bllokuar më 11 gusht 2026, pas një procesi monitorimi dhe analizimi teknik të kryer nga grupet e inspektimit të institucionit. Në fokus të ndërhyrjes kanë qenë transmetimet e paautorizuara të paketave të Digitalb dhe Tring, kanaleve të TV Klan dhe RTSH, si dhe përmbajtjeve sportive. Pas ndërprerjes së shërbimit, operatorët e “AlbKanale” kanë pretenduar se kanë qenë viktima të një sulmi kibernetik dhe u kanë kërkuar përdoruesve të kontribuojnë financiarisht për rikthimin e shërbimit, përfshirë pagesa në kriptomonedha. Nisur nga kjo situatë Autoriteti i Mediave Audiovizive...
Burimi:
sot.com.al