“Janë djegur rreth 20 hektarë”/ Zjarri në 4 fshatra në juglindje të Tiranës, inspektori i APR: Shumica janë pyje…
Zjarri që ka përfshirë zonën mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe ka djegur rreth 20 hektarë sipërfaqe, kryesisht pyjore. Pëllumb Gjobi, inspektor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thotë se flakët nisën në Priskë dhe u përhapën të favorizuara nga era. Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjobi shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, ndërsa në terren kanë qenë të angazhuara forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera. “Pjesa këtu quhet Gurrë e Madhe, është mes Daiasit, Lundrës, Farkës dhe Priskës së Madhe. Zjarri ka nisur nga Priska dhe ka përshkuar një sipërfaqe të madhe shkurresh, i favorizuar edhe nga era. Është djegur një sipërfaqe prej afro 20 hektarësh, zjarrfikësit dhe të gjitha forcat e tjera...
Burimi:
sot.com.al