Punimet për autostradën, të premten dhe të shtunën bllokohet aksi Tiranë-Durrës

Punimet për autostradën, të premten dhe të shtunën bllokohet aksi Tiranë-Durrës

Të premten dhe të shtunën (14-15 gusht), dy korsitë në autostradën Tiranë-Durrës do të bllokohen nga ora 23:00-05:00 pasi do të vendosen trarët metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se trafiku drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë në anën e majtë që do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje. Nuk do të pengohet lëvizja drejt aeroportit të Tiranës. Njoftimi: Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut. Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve,...