Situatë kritike nga zjarri në Priskë, ndërpritet energjia elektrike, stakohet dhe furnizimi me ujë për zonën e Lundrës
Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe është përhapur edhe në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke rritur rrezikun për banorët dhe pronat e tyre. Situata e zjarreve ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonë, duke detyruar fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë. Si pasojë, banorët e zonës së Lundrës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë. Njoftimi është bërë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, i cili sqaron se ndërprerja e ujit vjen si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. UKT bën me dije se do të njoftojë sërish qytetarët pas rikthimit të situatës në normalitet dhe të furnizimit me ujë. Ndërkohë, zjarri...
Burimi:
sot.com.al