Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se përgjatë datave 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit, do të zbatohet një plan i përkohshëm për devijimin e trafikut në autostradën Tiranë-Durrës. Masat kufizuese ndërmerren për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit, në kuadër të projektit për “Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”. Për të garantuar sigurinë e qarkullimit gjatë orareve të punimeve, do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës. Trafiku i automjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohet dhe do të kalojë në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje. Sipas njoftimit zyrtar, mjetet që kanë...