U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga
6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë vendosur Orgito Lamka, Kevin Sota, Serxhio Duda, Shahin Xhepexhiu, Santiago Alla dhe Zeni Kule. Policia ishte njoftuar se në lokalin e 50-vjeçarit Kule po ndodhte një konflikt me sende të forta midis Lamkës, 22 vjeç dhe Xhepexhiut, 51 vjeç. Pasi kishin dhënë deklaratat në polici dhe kishin marrë mjekim, i riu ishte rikthyer në lokal i armatosur me pistoletë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin. Pistoleta, bashkë me një tjetër janë sekuestruar, bashkë me 4 makina dhe 6 celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Crime Prevented”. Ndjekja në...
Burimi:
sot.com.al