“Nuk ndihem mirë”, vdes papritur ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, ndodhej me pushime në Bjeshkët e Tropojës

“Nuk ndihem mirë”, vdes papritur ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, ndodhej me pushime në Bjeshkët e Tropojës

Një lajm i trishtë dhe i beftë ka ardhur paraditen e kësaj të enjteje, kur për mediat është bërë me dije se ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmi i kobshëm është ndarë edhe në rrjetet sociale nga familjarët dhe miqtë e shumtë të Halucit, të cilët ende nuk po e besojnë këtë ikje të parakohshme të tij. “Nuk dua dhe nuk mund ta besoj që Skender HALUCI nuk jeton ma. Na e këpute shpirtin kusho.  Engjëll ishe në tokë. Engjëll do të jesh në qiell.”, shkruan Bislim Ahmetaj. Mësohet se prej disa ditësh Haluci ndodhej në Bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen. Mëngjesin e sotëm, ai u ka treguar familjarëve se...