Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë 4 vjeçe. U godit aksidentalisht nga automjeti i babait

Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë 4 vjeçe. U godit aksidentalisht nga automjeti i babait

Tragjedi në Ksamil, humb jetën një vajzë 4 vjeçe. U godit aksidentalisht nga automjeti i babait Një ngjarje tragjike ka tronditur Ksamilin mëngjesin e sotëm, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.     Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kryerjes së një manovre me automjet, babai dyshohet se ka goditur pa dashje vajzën e tij të mitur.   Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, 4-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.   Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen, ndërsa tragjedia ka shkaktuar dhimbje të madhe për familjen që humbi fëmijën në mënyrë kaq të papritur. Saranda Web