Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë dhe konform ligjit

Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë dhe konform ligjit

Lamallari mbledh drejtuesit e Policisë: Ndaj qytetarëve të reagoni me etikë, konform ligjit dhe profesionalizëm Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit dhe strukturave të Policisë Kufitare që marrëdhënia me qytetarët të bazohet te korrektësia, profesionalizmi dhe reagimi në kohë.       Gjatë një takimi me drejtuesit e strukturave policore, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ministri theksoi se respektimi i etikës nuk duhet parë si një standard i mjaftueshëm, por si niveli minimal që kërkohet nga çdo punonjës policie.   “Etika është minimumi. Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe konform ligjit është ajo çfarë presin dhe meritojnë qytetarët”, deklaroi Lamallari.   Sipas tij, besimi i publikut te...