Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria” mes Milanit dhe Leaos, portugezi largohet drejt Turqisë!

Merr fund pas shtatë vitesh “dashuria” mes Milanit dhe Leaos, portugezi largohet drejt Turqisë!

Rafael Leao do të jetë lojtari më i ri i Galatasarayt. Sulmuesi portugez ka dhënë dritën jeshile për transferimin pas disa ditësh diskutimesh, gjatë të cilave edhe oferta e Aston Villas u konsiderua si një mundësi konkrete për të ardhmen e tij. Me këtë lëvizje, përfundon qëndrimi shtatëvjeçar i Leaos te AC Milan, klub të cilit iu bashkua në vitin 2019. Milani pritet të përfitojë 44 milionë euro nga transferimi, shumë që përfshin pagesën fikse dhe bonuset. Gjithashtu, kuqezinjtë do të kenë të drejtën e 20% të shumës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit. Leao pritet të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh, plus bonuse. Sipas raportimeve, portugezi mund të udhëtojë nesër drejt Stambollit, ku do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore përpara firmosjes së...