Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit
Nga shtatori, Karoline Leavitt nuk do të jetë më sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Lajmin e publikoi vetë presidenti Donald Trump për të cilën tha se ajo po largohet nga detyra për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj të bukur të vegjël dhe familjen. Trump e përshkroi Leavitt si një nga ndihmëset e tij më të besuara dhe vlerësoi lart punën e saj gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ai e respekton vendimin e saj. “Karoline ka qenë një udhëheqëse e vërtetë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka bërë një punë fenomenale duke luftuar për drejtësinë, lirinë dhe të drejtat”- deklaroi Trump ndërsa vlerësoi angazhimin e saj politik që nga 2018-ta, përfshirë fushatën presidenciale të vitit 2024...
Burimi:
javanews.al