“Superkriminela”/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës përplasen me përfaqësuesit e LVV

“Superkriminela”/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës përplasen me përfaqësuesit e LVV

Disa përplasje verbale janë zhvilluar të mërkurën në ambientet e Kuvendit të Kosovës mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila kishte hyrë në sallë për aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”, u bëri thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në takimet e ftuara nga LVV-ja për arritjen e një marrëveshjeje politike. “Ejani në takim”, u tha Gërvalla deputetëve, të cilët brohorisnin “Thirreni seancën!”. Përplasje pati edhe mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci e Egzon Azemi. Musliu i quajti ata “superkriminela” dhe përsëriti kërkesën për vazhdimin e seancës. Ajo dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, hodhën letra në drejtim të Nagavcit, ndërsa në një moment Bytyqi shihet duke e shtyrë...