Hetimet për vdekjen misterioze të policit 38-vjeçar në Athinë, toksikologjia pritet të zbardhë shkaqet
Hetimet për rrethanat e vdekjes së një oficeri 38-vjeçar të Policisë Greke, i cili u gjet i pajetë në Agios Dimitrios, Athinë, vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin orët e fundit të jetës së tij. Sipas informacioneve të publikuara nga Proto Thema, policia ka kontrolluar banesën e oficerit, por nuk ka gjetur prova që të ngrenë dyshime për një akt kriminal apo vetëvrasje.Në kuadër të hetimit janë marrë dëshmi nga pesë kolegë të tij, si dhe nga partnerja, të cilëve u është kërkuar të përshkruajnë karakterin, jetën e përditshme dhe gjendjen e tij gjatë ditëve të fundit. Partnerja ka deklaruar se 38-vjeçari nuk kishte probleme të njohura shëndetësore dhe se, me sa dinte ajo, nuk përballej me probleme personale apo profesionale. Prindërit e...
Burimi:
sot.com.al