PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, Dehari këmbëngul për marrëveshje politike
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po qëndrojnë sot në sallën e Kuvendit, duke kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e saj. PDK-ja kishte paralajmëruar se deputetët e saj do të paraqiteshin në Kuvend në orën 11:00, pavarësisht nëse Dehari do ta thërriste zyrtarisht seancën. Të njëjtit qëndrim i është bashkuar edhe Aleanca. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se deputetët e AAK-së do t’u bashkohen atyre të PDK-së në sallën plenare. “Siç e dini, PDK-ja ka thirrë seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë”, ka thënë Tahiri. Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të garantojnë transparencë, duke pretenduar se mediat nuk po lejohen të marrin...
Burimi:
sot.com.al