Frattesi-Lazio, gjithçka e mbyllur. Marrëveshje 15 milionë euroshe, plus 50% e rishitjes së ardhshme

Frattesi-Lazio, gjithçka e mbyllur. Marrëveshje 15 milionë euroshe, plus 50% e rishitjes së ardhshme

13 Gusht 2026 13:19 Alfred Lleshi Lazio ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Interin për transferimin e Davide Frattesi. Mesfushori italian do të transferohet në Romë në formën e huazimit për 1 milion euro, me të drejtë blerjeje prej 14 milionë eurosh. Kjo e drejtë do të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të caktuara, të lidhura me numrin e paraqitjeve të lojtarit, ose me pozicionin përfundimtar të Lazios në Serie A. Marrëveshja arrin kështu në një vlerë totale prej 15 milionë eurosh. Interi ka siguruar gjithashtu një kusht shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Klubi zikaltër do të përfitojë 50% të shumës së një rishitjeje të ardhshme të Frattesit. Një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Lazios, e cila siguron lojtar me përvojë...