PD kërkon hetim për “Smart City”, Avokati i Popullit hap procedurën
Partia Demokratike i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit me një kërkesë për nisjen e një hetimi administrativ lidhur me projektin “Smart City”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tij të mundshëm në privatësinë, mbrojtjen e të dhënave personale dhe disa të drejta e liri themelore. Kërkesa është firmosur nga sekretari i PD-së për të drejtat e njeriut, Franc Nuri, i cili i ka kërkuar institucionit të verifikojë mënyrën e funksionimit të sistemit dhe nëse ai ofron garanci të mjaftueshme kundër mbikëqyrjes së përgjithshme, keqpërdorimit apo profilizimit arbitrar. Në dokument kërkohet gjithashtu verifikimi i ndikimit të mundshëm të sistemit te protestuesit, aktivistët, gazetarët dhe subjektet politike. PD ka kërkuar nga Avokati i Popullit edhe inspektimin e Qendrës së Komandës, marrjen e kontratës dhe dokumentacionit...
Burimi:
ntv.al