Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh në Kosovë
Një person i dyshuar për spiunazh ka rënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Kosovës në pikën kufitarë të Merdares. Sipas në komunikate të përbashkët të dhënë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, i arrestuari i identifikuar me inicialet F.S është ndaluar për 48 orë. Pas hetimeve hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit në Dragash. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar 39 mijë e 500 euro, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që konsiderohen të lidhura me rastin. Prokuroria Speciale pritet që, brenda afatit ligjor, t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Burimi:
vizionplus.tv