Kriza drejt zgjidhjes, Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për poste, heq dorë edhe nga Presidenti

Kriza drejt zgjidhjes, Abdixhiku: LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për poste, heq dorë edhe nga Presidenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me takimet e zhvilluara me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe situatën e krijuar politike në Kosovë. Në një konferencë për mediat, Abdixhiku deklaroi se zvarritja e konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimi i afateve kushtetuese po e çojnë vendin drejt pasigurisë juridike. “Ngjarjet e ndjeshme në Kuvend shpërfaqin më së rëndi gjendjen në të cilën ndodhet Kosova. Zvarritja e konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimi i afateve nuk janë më vetëm mosmarrëveshje ndërmjet partive, ato përbëjnë paqartësi të rëndë kushtetuese dhe po e fusin vendin në terren të rrezikshëm të pasigurisë juridike”, tha Abdixhiku. Ai theksoi se LDK-ja nuk synon të ushqejë krizën politike, por të kontribuojë në zgjidhjen e saj. Sipas tij, partia ka...