Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Një shpërthim masiv ka ndodhur në provincën e Romës, në Itali. Sipas mediave italiane, shpërthimi ndodhi në një fabrikë aty pranë. Ish-fabrika Simmel Difesa, tani është pjesë e grupit Knds Ammo Italy, që prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore. Incidenti thuhet se e ka zanafillën në repartin e “shtypjes së barutit”. Zjarri filloi nga një ngjeshës, një makinë që përdoret për të shtypur barutin. Temperaturat e larta dhe era më pas kontribuan në zgjerimin e perimetrit të flakëve, të cilat çuan më pas në shpërthim. Zjarrfikësit dhe karabinierët po përpiqen të afrohen për të kontrolluar nëse ka të lënduar apo viktima, por flakët janë ende shumë të fuqishme, duke pamundësuar hetimet....