Përplasja për institucionet, PDK del para Qeverisë: Kurti të shkojë në Kuvend!

Përplasja për institucionet, PDK del para Qeverisë: Kurti të shkojë në Kuvend!

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë në një konferencë për media para godinës të Qeverisë, ku i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e legjislativit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se qëllimi i kësaj paraqitjeje është kërkesa për respektimin e ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë në vend. Çitaku akuzoi Kurtin se po e përdor në mënyrë të gabuar besimin e qytetarëve dhe tha se vendi duhet të ketë institucione të konstituuara dhe funksionale. “Kjo ndërtesë është Qeveria e Kosovës. Nuk ka privilegj dhe nder më të madh sesa t’i shërbesh shtetit tënd, por nuk ka krim më të madh sesa kur besimi qytetar keqpërdoret dhe zyrat e popullit uzurpohen”, deklaroi Çitaku. Ajo...