NATO sheh përmirësim të sigurisë në Kosovë, ndryshon pozicionimin e KFOR-it
NATO ka njoftuar se misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë së tij në terren, pas përmirësimit të situatës së sigurisë. Në një deklaratë, NATO bëri të ditur se këto ndryshime po ndërmerren për ta përshtatur misionin me rrethanat aktuale të sigurisë në Kosovë. Sipas NATO-s, procesi po zhvillohet nën udhëheqjen e komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, dhe në koordinim të ngushtë me autoritetet dhe palët e tjera relevante. “NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i optimizuar për mjedisin aktual, duke pasur parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim. Aleanca theksoi se përshtatjet në pozicionimin e KFOR-it përbëjnë një tregues konkret të progresit në mbështetjen e...
Burimi:
sot.com.al