Dy vatra zjarri aktive në Dibër e Bulqizë/ Flakët favorizohen nga erërat e forta, angazhohen strukturat përkatëse
Dy vatra zjarri janë aktive në qarkun Dibër, në Selishtë të Bashkisë Dibër dhe në territorin e Bashkisë Bulqizë. Zjarri në zonën e Selishtës ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkive Dibër dhe Bulqizë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, strukturat e Emergjencave Civile, si dhe banorë të zonës. Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira, pasi terreni është i eshte i vështirë për mjetet zjarrfikëse. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë izolimin e vatrave. Sipas raportimeve të sotme, një tjetër vatër ndodhet në Qafën e Helmes, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, pranë kufirit me Selishtën. Për këtë vatër janë angazhuar edhe...
Burimi:
sot.com.al