Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët në Siviri
Zona turistike e Halkidiki në Greqi është përfshirë nga një zjarr masiv duke iu afruar zonave të banuara në bregdet. Autoritetet greke kanë njoftuar përmes sistemit 112 evakuimin urgjent të të gjithë banorëve e turistëve që ndodhen në zonën e Sivirit. Sipas njoftimit të Mbrojtjes Civile, personat që ndodhen në Siviri janë udhëzuar të lëvizin drejt Mola Kalivës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë me pyje me pisha dhe bimësi të dendur, të ndihmuara nga erërat e forta. Largimi i banorëve nga zona e rrezikut është mundësuar dhe nëpëmjet detit nga operacionet e shpëtimit ndërsa rrugët janë të ngarkuara me trafik për shkak të devijimeve nga zjarri. Autoritetet lokale e kanë përshkruar situatën si shumë të vështirë....
Burimi:
vizionplus.tv