Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

Ndodh mrekullia në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 36 orëve

Një 32-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nën një ndërtesë të shembur, pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë. Daniela Largo u shpëtua në qytetin Pereira pas një operacioni 10-orësh. Ekipet e zjarrfikësve arritën tek ajo përmes një tuneli të hapur nën katër pllaka të rënda betony, që e kishin zënë poshtë. Nëna e saj tregoi për AFP-në se një banor i zonës kishte dëgjuar zërin e Danielës duke kërkuar ndihmë nën rrënoja. Pas mbërritjes së ekipeve të emergjencës, një kamerë e vogël ndihmoi në përcaktimin e vendndodhjes së saj. Shpëtimi ishte veçanërisht i vështirë për shkak të katër pllakave të betonit, që bllokonin rrugën. Zjarrfikësit vendas, të ndihmuar nga kolegë të ardhur nga...