VIDEO/ Andoni: Kriza politike në Kosovë mund të çojë në zgjedhje të reja, çështja e Ibrit shqetësuese
Analisti Ben Andoni, në një lidhje Skype për SYRI TV, komentoi krizën institucionale në Kosovë dhe tensionet me Serbinë. Andoni e cilësoi situatën politike në Kosovë si “pa maturi”, duke thënë se përgjegjësia nuk është vetëm e Vetëvendosjes, por edhe e opozitës. Sipas tij, ngërçi institucional dhe mungesa e transparencës mund ta çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Duke folur për LDK-në, Andoni tha se kjo parti po kërkon përfitime politike në kurriz të stabilitetit të Kosovës. Sa i takon deklaratave për devijimin e lumit Ibër, analisti e cilësoi situatën “jashtëzakonisht shqetësuese”, duke paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë mund të krijojnë precedentë të rrezikshëm. Andoni tha gjithashtu se Serbia po përpiqet të rishikojë dhe shmangë disa prej detyrimeve...
Burimi:
syri.net