Sarandë/ Kapen disa skafe pa dokumentacion, gjobiten drejtuesit
Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, kanë konstatuar mbasditen e kësaj të enjteje 5 mjete lundruese të llojit skaf plastik, pa dokumentacionin e detyrueshëm në bord. Janë ndaluar dhe gjetur pa dokumentacion skafet “Rolex 1” me drejtues K. D, “Hans 1” me drejtues A. A, “Noens-S” me drejtues E. B, “Venus” me drejtues E. Sh dhe “Brizo” me drejtues “A. I”. Të pesë drejtuesit e mjeteve lundruese janë gjobitur me 10.000 lekë secili, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Për të gjitha mjetet e gjobitura u bë bllokimi i tyre deri në likujdimin e masave.
Burimi:
syri.net