Piromanët i shpëtojnë drejtësisë, vetëm 18 fajtorë në 211 çështje! Shumica e dosjeve mbyllen pa prova
Edhe kjo verë ka qenë një tjetër provë për njerëzit dhe autoritetet përballë zjarreve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile deklaron për gazetaren Anila Hoxha, se prej 1 qershorit, 50 vatra zjarri masive kanë vënë nën pushtetin e flakëve qindra hektarë, të cilat deri më tani janë menaxhuar në nivel kombëtar. Ndërsa dëmi nga zjarret në fondin e pyjeve dhe kullotave për vitin e kaluar u llogarit në 77 milionë euro, dy mbeten reagimet kryesore të institucioneve për të përballuar situatën: shuarja e flakëve dhe ndëshkimi penal. Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për zjarrvënien e pyjeve me dashje, deri në 20 vite burg, kur dëmi shkaktohet në jetën e njerëzve dhe në dëmtimin e zonave të mbrojtura. Por, përtej arrestimeve që bëhen publike çdo verë,...
Burimi:
javanews.al