Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

Federata merr vendimin, Superkupa e Spanjës do të luhet në Stamboll në vitin 2027!

Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në fillim të muajit shkurt, në Stamboll dhe jo në Arabinë Saudite, ku do të mbahet në të njëjtën kohë edhe Kupa e Azisë. Lajmin e njoftoi sot (13 gusht) Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF). Kampionët Barcelona, ​​nënkampionët Real Madrid, fituesit e kupës Real Sociedad dhe finalistët e Kupës së Mbretit Atletico Madrid, do të “kryqëzojnë shpatat” për trofeun e Superkupës së Spanjës midis 2-7 shkurtit në Stamboll. Që nga viti 2020, Superkupa e Spanjës është mbajtur në Arabinë Saudite, por vendi i Lindjes së Mesme do të presë Kupën e Azisë 2027 nga 7 janari deri më 5 shkurt, gjë që justifikon ndryshimin e vendit. Siç thotë RFEF në njoftimin e saj, Superkupa e Spanjës do të kthehet...