Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri ka konfirmuar trendin e vitit të kaluar (edhe të Botërorit). PSG e Luis Enrique fitoi Superkupën e Europës kundër Aston Villa të Unai Emery, që kishte fituar Europa League, të dy teknikë spanjollë. Trajneri spanjoll i PSG-së, në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar triumfoi në Champions League kundër Arsenalit të Mikel Artetës, që fitoi titullin kampion në Premier League. Triumfi i Luis Enrique shenjtëroi dominimin e trajnerëve iberikë në botën e futbollit. Është koha e trajnerëve spanjollë, të cilët po tregojnë me shifra se janë vërtet më të mirët e momentit. Ata kanë kaluar tashmë trajnerët italianë sa u takon trofeve europianë të fituar. Janë 47 trofe të fituar nga 20 trajnerë spanjollë të ndryshëm,...