VIDEO/ Filmoi veten duke udhëtuar me 307 km/h, e pëson futbollisti në Angli, përfundon në qeli! (FOTO)

VIDEO/ Filmoi veten duke udhëtuar me 307 km/h, e pëson futbollisti në Angli, përfundon në qeli! (FOTO)

Një futbollist gjysmëprofesionist në Angli është dënuar me katër vite burg, pasi filmoi veten duke drejtuar makinën me shpejtësi që kalonte 307 km/orë. Bëhet fjalë për Conor Charlton, 32 vjeç, lojtar i Nostell Miners Welfare FC në Ligën Lindore të Qarqeve Veriore. Ai u filmua duke shkelur rëndë rregullat e qarkullimit në tetë raste të ndryshme brenda një periudhe 12-mujore. Në një prej videove, Charlton për pak sa nuk u përplas me një furgon të bardhë teksa kalonte me shpejtësi në një rrethrrotullim. Në një tjetër, ai shfaqet duke e çuar automjetin në 307 km/orë. Por hetimi zbuloi edhe akuza të tjera. Sipas BBC, 32-vjeçari dyshohet se ishte përfshirë në një skemë mashtrimi, ku persona merrnin përsipër përgjegjësinë për shkeljet e drejtuesve të tjerë në...