Agravon konflikti mes çiftit/ Burri plagos me thikë gruan

Agravon konflikti mes çiftit/ Burri plagos me thikë gruan

Një konflikt mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e një gruaje në Shkozet të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një konflikti brenda familjes, ku bashkëshorti dyshohet se ka përdorur thikën ndaj gruas, duke e plagosur në trup. Pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Gruaja është transportuar drejt Spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe motivet e konfliktit që parapriu plagosjen. Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të gruas apo mbi masat e marra ndaj bashkëshortit të dyshuar.