Ministria shpall “besimin” e të huajve, por fsheh pyetjet pa përgjigje
Ministria e Shëndetësisë njofton se mbi 400 pacientë të huaj janë trajtuar në QSUT gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e paraqitur këtë shifër si dëshmi të rritjes së cilësisë dhe besimit ndaj shëndetësisë publike shqiptare. Por shifra, e paraqitur e vetme, nuk e provon këtë përfundim. Vetë Ministria shkruan se të huajt kanë gjetur ndihmë kur udhëtimi i tyre është kthyer papritur në një problem shëndetësor. Kjo lë të kuptohet se një pjesë mund të kenë qenë turistë apo shtetas të huaj që ndodheshin në Shqipëri dhe patën nevojë për urgjencë, jo pacientë që e zgjodhën QSUT-në si destinacion mjekësor. Mbi 400 raste në gjashtë muaj përkthehen në rreth dy pacientë në ditë. Ministria nuk sqaron sa prej tyre erdhën posaçërisht për...
Burimi:
ntv.al