Shuplakë për Kurtin/ Abdixhiku heq dorë nga postet dhe bashkëqeverisja me Kurtin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të tërhiqet nga kërkesat për një marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, duke deklaruar se do të qëndrojë në opozitë dhe se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional i takon shumicës së re. Pas një mbledhjeje rreth tre orëshe të Grupit Parlamentar, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia ka hequr dorë nga kërkesat për poste institucionale, përfshirë kryetarin e Kuvendit, ministritë e propozuara dhe postin e Presidentit. Sipas Abdixhikut, LDK-ja do të mbështesë krijimin e institucioneve dhe është e gatshme të votojë një kandidat konsensual për President, nëse ai vlerësohet se mbron interesat e Republikës së Kosovës. “Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje”, mësohet të ketë deklaruar Abdixhiku, duke iu referuar qëndrimit të LDK-së për të mos kërkuar...
Burimi:
ntv.al