Goditje nga radhët e PS-së/ Kreu i Maliqit sfidon hartën e re territoriale

Goditje nga radhët e PS-së/ Kreu i Maliqit sfidon hartën e re territoriale

Kundërshtimi ndaj hartës së re territoriale po shfaqet edhe brenda strukturave të Partisë Socialiste në Maliq, ku kryetari i degës së PS-së, Ornid Demollari, ka dalë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Korçën. Demollari ka argumentuar se një ndryshim i tillë mund të sjellë largimin e shërbimeve publike nga qytetarët dhe ka shprehur qëndrimin e tij pas dëgjesave të zhvilluara në njësinë administrative Libonik. Gjatë konsultimeve, banorët kanë kundërshtuar bashkimin e Maliqit me Korçën, duke kërkuar që komunitetet lokale të kenë më shumë rol në vendimmarrjen për ndryshimet territoriale. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur konsultimet me banorët e njësive administrative për qëndrimin që do të mbajë bashkia lidhur me reformën. Dëgjesat pritet të vijojnë edhe në ditët...