Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytetarëve, prioritet
Situata nga zjarret në vend paraqitet më e qetë gjatë ditës së sotme, edhe pse ka ende vatra aktive që favorizohen nga flakët si në Lurë apo zonën e Tiranës. Forcat e angazhuara për përballimin e zjarreve në vend po vijojnë ndërhyrjen pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me fokus izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 21 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Sipas kreut të MM, ndërhyrja ka nisur që prej orëve të para të ditës dhe po vijon në të gjitha vatrat aktive,...
Burimi:
javanews.al