Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me qytetarët

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me qytetarët

Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet për reformën territoriale, ndahen qëndrimet e banorëve. Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur turin e konsultimeve publike me banorët në kuadër të reformës së re administrative-territoriale. Takimi i parë u zhvillua në Njësinë Administrative Libonik, ku qëndrimet për të ardhmen e Bashkisë Maliq kanë qenë të ndara. Një pjesë e banorëve, por edhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak, janë shprehur kundër shkrirjes së Bashkisë Maliq dhe bashkimit të saj me Bashkinë Korçë. Sipas tyre, një vendim i tillë do të rrezikonte shërbimet ndaj qytetarëve dhe do ta vështirësonte jetën e banorëve, veçanërisht në njësitë administrative. Por në takim nuk kanë munguar as qëndrimet pro shkrirjes së Bashkisë Maliq. Disa banorë kanë argumentuar se struktura aktuale nuk është efikase dhe se...