Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën një person, plagosen disa të tjerë

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën një person, plagosen disa të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në një strukturë në portin e Roterdamit, në Holandë. Shpërthimi ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjteje në një kompani në rrugën Moezelweg, në zonën industriale të Europoort. Mësohet se në momentin e incidentit një ekip mirëmbajtjeje po punonte në tubacionet e objektit. Sipas raportimeve të mediave të huaja, shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë shkëputjes së tubacioneve. Në një rezervuar magazinimi janë konstatuar gjurmë që tregojnë se aty ka pasur një shpërthim. Në vendngjarje mbërritën gjashtë ambulanca, një helikopter shpëtimi dhe ekipe të shumta zjarrfikësish. Disa nga personat e plagosur u transportuan në spital për trajtim mjekësor. Policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e...