“Aplikoni për Rrjetin MIA”- Rama nis zbatimin e “Besës” në mandatin e katërt, thirrje të rinjve: Duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër
Kryeministri Edi Rama ka publikuar thirrjen e hapur të Agjencisë për Media dhe Informim për krijimin e “Rrjetit MIA”, një nismë që synon të afrojë profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik. Në postimin e tij, Rama e prezanton nismën si një nga mundësitë që hapen në kuadër të ndryshimeve për mandatin e katërt, duke u bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë. “RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR”, shkruan Rama, duke theksuar se nisma ofron dy mundësi: “Puno me ne” dhe “Bashkëpuno me ne”. Në kuadër të mundësisë së parë, kandidatët mund të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. Ndërsa përmes mundësisë së dytë, të interesuarit mund të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për...
Burimi:
javanews.al