“Avokati nuk kërkon privilegje, por dinjitet”/ Edmond Petraj: Dhoma duhet të mbrojë realisht profesionin

“Avokati nuk kërkon privilegje, por dinjitet”/ Edmond Petraj: Dhoma duhet të mbrojë realisht profesionin

Avokati Edmond Petraj ka ngritur një sërë shqetësimesh mbi mënyrën se si trajtohen avokatët në institucionet shqiptare, duke kërkuar një përfaqësim më aktiv dhe më të fortë nga Dhoma e Avokatisë. Në një qëndrim publik, Petraj thekson se dobësimi institucional i avokatit nuk prek vetëm profesionistët e fushës, por cenon drejtpërdrejt edhe mbrojtjen e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij, avokati vazhdon të përballet me pengesa në gjykata, komisariate dhe institucione të tjera, ku në disa raste trajtohet sikur duhet të justifikojë praninë dhe veprimtarinë e tij profesionale. “Siguria nuk mund të përdoret për degradimin e profesionit” Petraj pranon se kontrollet e sigurisë mund të jenë të ligjshme kur janë të nevojshme dhe proporcionale, por kundërshton kufizimet arbitrare të mjeteve të...