Tymi pushton horizontin e Tiranës, vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër mbeten aktive
Në këto pamje të transmetuara në media, kjo zonë e kryeqytetit duket e mbuluar nga një perde tymi të bardhë e të dendur. Nga tarracat e pallateve të Tiranës, sytë të shkojnë automatikisht drejt malit të Dajtit, ku në kurorën e gjelbër dallohen ende vatra që vazhdojnë të lëshojnë tym të bardhë. I gjithë horizonti mbi zonë të kryeqendrës së Shqipërisë duket i zbardhur, ndërsa tymi është përhapur në një zonë masive. Edhe pse situata dukej më e qetë këtë mëngjes në fshatin Daias, mes Lundrës dhe Priskës, pas tre vatrave që u shfaqën mbrëmjen e së mërkurës, zjarri nuk është shuar plotësisht. Pamjet me dron të Report TV tregojnë se tymi vazhdon të ngrihet nga vatrat, flakët e të cilave raportohet se janë shtrirë...
Burimi:
sot.com.al