E rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, ndërron jetë 82-vjeçari në Divjakë
Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Çermë-Divjakë”. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë. Pas përplasjes, i moshuari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al