“Kemi hequr dorë nga të gjitha postet”, LDK do të qendrojë në opozitë, Abdixhiku: Gati të bisedojmë…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të kësaj partie ka thënë se është vendosur të hiqet dorë nga çdo kërkesë.Në rrethana të tilla, sipas tij, LDK do të qëndrojë në opozitë.“Pavarësisht këtij qëndrimi, LDK-ja s’do ta shndërrojë zhgënjimin politik në bllokadë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës. Kemi hequr dorë nga të gjitha postet, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë tri ministritë e ofertuara në takim me Kurtin, qoftë edhe postin e Presidentit. Ne mbështesim krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual për ta çbllokuar krizën”, tha Abdixhiku.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com